Manchester United, konfirmoi kalimin e David Moyes nga Evertoni në Old Trafford dhe është Ferguson ai që ka lëvduar Moyesin, duke pranuar se ai kishte pasur ndikim në përzgjedhjen e pasuesit të tij.
“Kur kemi diskutuar për kandidatët, ne kemi ndjerë se ai i ka të gjitha atributet dhe në mënyrë unanime kemi vendosur për David Moyesin. David është njeri i madh me integritet dhe etikë të fortë të punës”.
“Unë e kam admiruar punën e tij që një kohë të gjatë dhe e kam kërkuar qysh në vitin 1998 si asistent timin. Ai ishte djalosh i ri atëherë në fillim të karrierës dhe deri tani ka bërë punë të mrekullueshme te Evertoni. Nuk ka dyshime se ai i ka të gjitha cilësitë që ne presim nga një menaxher në këtë klub”, ka deklaruar Ferguson.
No comments:
Post a Comment