-->

Pages

Agjenti i Thiago Silvas lë derën hapur për Barcelonën

Qendërmbrojtësi Thiago Silva mund të largohet nga PSG-ja për të shkuar te Barcelona këtë verë, thotë agjenti i tij Paulo Tonietto.
“Një transfer për Thiago Silvan mua më duket i vështirë dhe mendoj se në fund do të mbetet te PSG. Ai ka një kontratë dhe para se të diskutojë me Barcelonën, ai duhet të bisedojë me PSG-në”.
“Vitin e kaluar ne diskutuam për një transferim me Barcelonën por në fund PSG veproi shumë shpejt duke ofruar shumë para, duke rezultuar në një marrëveshje me Milanin. Këtë vit, sidoqoftë, ne nuk ia kemi mbyllur derën Barcelonës, e as ndonjë klubi tjetër”, deklaroi Tonietto.

No comments:

Post a Comment