Lojtarët e Kombëtares shqiptare janë në pritje të premive për kualifikim në Euro 2016. Por, sa është shuma që do t’i marrë ekipi kuqezi.
Edhe pse ka përpjekje për t’u trajtuar si një problem brenda “familjes”, shpërblimi që iu premtuar futbollistëve të Kombëtares për kualifikimin në finalet e “Francë 2016”, tashmë është kthyer në një çështje në radhët e kuqezinjve.
Reagimi i kuqezinjve ka ardhur, kur presidenti Armand Duka u ka thënë stafit drejtues të Kombëtares të mendojnë për shpërndarjen e 2 milionë eurove të premtuara nga FSHF-ja që në Jerevan të Armenisë në rast kualifikimi.
Pakënaqësia e tyre ka qenë e menjëhershme, madje është bërë edhe një mbledhje e gjatë për këtë dhe futbollistët kuqezinj nuk janë stërvitur paraditen e së dielës, sipas “Panorama Sport”.
Futbollistët kanë pretenduar, se shuma duhej të ishte 3 milionë euro, pasi kreu i qeverisë, Rama, në pritjen e organizuar në Kryeministri, u ka premtuar edhe 1 milionë euro shpërblim nga ana e qeverisë.
Zyrtarët e FSHF-së, mësohet se u kanë thënë lojtarëve shifra prej 2 milionë eurosh të premtuara përfshinte brenda saj edhe premtimin prej 1 milion eurosh të të kryeministrit Rama, duke qenë të vendosur në qëndrimin e tyre, edhe pse janë përballur me pakënaqësitë e lojtarëve.
Si kapiteni Cana më parë, por edhe presidenti Duka të hënën në emisionin “Procesi Sportiv”, janë përpjekur ta minizojnë këtë çështje. Madje, kreu i FSHF-së i pyetur rreth këtij problemi, e përjashtoi krejtësisht atë, duke e konsideruar si gjithçka të stisur.
Sa lekë do të përfitojnë futbollistët kuqezinj të Kombëtares për suksesin e tyre të arritur, 2 apo 3 milionë euro? Kjo mbetet për t’u parë.
No comments:
Post a Comment