-->

Pages

Fuqia ushtarake e Rusisë dhe Turqisë nëse ato hyjnë në konflikt luftarak

Në kohën kur tensionet mes Rusisë dhe Turqisë po shtohen si pasojë e rrëzimit të aeroplanit rus brenda territorit turk, kanë nisur raportimit në mediat botërore për një tension ushtarak në mes të dy vendeve.
Ankaraja zyrtare ka kërkuar një takim urgjent të vendeve anëtare të NATO-s, ku ndër të tjera, do të diskutohet edhe për rrëzimin e aeroplanit ushtarak rus.
Ndërkohë, menjëherë pas këtyre zhvillimeve, është shtuar kurioziteti për të ditur fuqinë ushtarake në mes të Rusisë dhe Turqisë, nëse këto dy shtete hyjnë në konflikt të armatosur. Ndonëse kjo e fundit llogaritë edhe në fuqinë e shteteve tjera anëtare të NATO-s, pasi është pjesë e aleancës veri-atlantike.
Sipas portalit “Global Firepower” i cili bënë vlerësimin e fuqisë ushtarake të shteteve, Rusia renditet e dyta pas SHBA-ve, ndërsa Turqia e dhjeta.
Kjo renditja është bërë duke marr parasysh një sërë tiparesh, përfshirë makinerinë, ushtarët aktiv në krahasim me numrin total të popullsisë.
Ndërsa Turqia, ndonëse llogaritet si fuqi ushtarake në Evropë, kur kësaj liste u bashkohen edhe shtete tjera të botës, ajo renditet vetëm e dhjeta.

No comments:

Post a Comment