-->

Pages

Zogu më i mirë prej krejtve DONJETA KOSUMI "FOTO"

Kallashi sapo e lajmëroi klipin e realizuar me këngëtarin e njohur Muharrem Ahmetin ,të cilin ajo e quan Mbret të muzikës tallava, ajo sonte enkas për revistën Kosovarja  zbulon, se është në realizim e sipër , e angazhuar rreth klipit të saj më të ri , për të cilin ajo thotë se do të jetë një “bombë “ e vërtetë në  tregun e sivjetmë muzikor.
Në fotot e postuara në adresë të revistës Kosovarja, shihen disa pamje nga xhirimet, tek shihet e veshur  Kallashi si mbretëreshë Kleopatra, në fronin mbretëror e rrethuar me ushtarët e saj.
Thuhet se, Kleopatra , kishte qenë e papërballueshme , joshjet e saj tundonin këdo , trazonte perandorinë më të madhe të kohës.
Kallashi , tashmë emër i njohur i skenës artistike , me epitete të shumta , por edhe valltarja më e mirë shqiptare , e papërballueshme për shumëkë…
Për Kleopatrën foli e gjithë bota .
Për Kallashin të gjitha trevat shqiptare – shumë karizmatike, më e përfolura mediale  përkundër shumë pengesave e thashethemeve , me të cilat ajo tashmë është mësuar…
Thuhet se Kleopatra , i gjunjëzoi dy perandorë më të mëdhenj të kohës: Cezarin dhe Mark Antonin.
Kallashi , kë gjunjëzon , kë e ka në lidhje , kë e donë… këto elemente nuk i dimë ende , për të cilat ajo premton se do të flasë një ditë të afërme.

No comments:

Post a Comment