Në Kosovë nga dita e enjte deri të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-33gradë Celsius, njofton IHMK.
Këto masa të nxehta të ajrit kanë origjinë nga veriu i kontinentit dhe do të jenë të qëndrueshme edhe për disa ditë. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.
Temperaturat e “larta“ që po mbajnë këto ditë u përgjigjen gjatësive dhe gjerësive gjeografike të vendit tonë, do të thotë se janë shumë normale kur kemi parasysh muajin dhe stinën që jemi.
Shqipëria
Shqipëria do të dominohet nga një mot me diell dhe me vlerat e maksimaleve në rritje. Temperaturat minimale për gjatë vijës bregdetare do të lëvizin nga 22 gradë në Velepojë deri në 25 gradë në Sarandë, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 37 gradë në jug deri 38 gradë Celsius në veri të vendit.

Europa
Në Europë temperaturat e larta vazhdojnë të shënohen në Gadishullin Iberik dhe Gadishullin e Ballkanit. Temperatura të larta rreth 39 gradë Celsius do të jenë në Spanjë. Edhe Europa Juglindore dhe ajo Qendrore do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpërndara.

Një mot krejtësisht ndryshe do të dominojë në Europën Veriore dhe atë Lindore. Atje do të ketë rrebeshe shiu dhe erëra të forta, kurse ishujt britanikë do të shoqërohen me riga shiu dhe me temperatura maksimale nën 26 gradë Celsius ( parashikimi pë Europën është bazuar në imazhet satelitore dhe parashikimet numerike).
No comments:
Post a Comment