-->

Pages

United nuk dëshiron ta shesë Rooneyn

Burimet e Sky Sports kanë kuptuar se Wayne Rooney ka kërkuar leje që të largohet nga Manchester United, por drejtuesit e klubit nuk e kanë ndërmend ta shesin atë.
Sky raporton se disa javë më parë Wazza i kishte thënë Fergusonit se ndoshta do të ishte më mirë për që ta vazhdonte karrierën diku tjetër, por klubi e ka refuzuar menjëherë kërkesën e tij.
Sidoqoftë, Rooney ende mbetet i pakënaqur që i është kërkuar të luajë jashtë pozitës së tij dhe me shkëlqimin e Robin Van Persiet këtë edicion, ai ka filluar të mendojë për të ardhmen e tij jashtë Old Traffordit.
Megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë nëse në klub vjen David Moyes, me të cilën Wayne kishte punuar më parë kur ishte te Evertoni.
Për sulmuesin anglez kanë shprehur interesim Bayern Munichu, ndërsa së fundmi mediat angleze kanë raportuar se Chelsea ka bërë një ofertë prej 35 milionë eurove.

No comments:

Post a Comment